Ministria e Transporteve ka bërë të ditur situatën në akset rrugore në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Në Rajonin Verior Shkodër: Nuk ka ndryshim në gjendjen e akseve të këtij Rajoni. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Në kthesat e ekspozuara ka grumbullime të sasisë borës , për shkak të erërave të forta.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Gjendja e kalueshmërisë në akset e këtij Rajoni është normale, me përjashtim të segmentit Lunik - Steblevë, ku qarkullohet me zinxhirë.
Nga komunikimi me specialistin e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër, mësojmë pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë - Palasë kryhet pa zinxhirë.
Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë - Gjirokastër dhe Gjirokastër - Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë. Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet - Çarshovë - 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm.
Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët që mbulojnë me kontrata mirëmbajtje akset rrugore, janë në gadishmëri nuk ka probleme ne qarkullimin.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prezencë bore ose ngricash, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.