'Lëvizja studentore dështoi, kryeministri u ndezi 'zjarrin' në shtëpi pedagogëve, disa prej tyre s’e meritojnë emrin që mbajnë'

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 23-01-2019 'Lëvizja studentore dështoi, kryeministri u ndezi 'zjarrin' në shtëpi pedagogëve, disa prej tyre s’e meritojnë emrin që mbajnë'

Erion Kristo, apo legjenda siç ka dëshirë ai ta thërrasin, ishte i ftuari i ditës së sotme në emisionin e mëngjesit “Kafein”, për të komentuar së bashku me moderatorin Flavio Qarri situatën aktuale në vend. 

Për moderatorin e njohur dhe aktivist në lëvizjet qytetare, protesta e studentëve si lëvizja më e komentuar deri tani në rrjetet sociale, ka dështuar.

Arsyeja? Kristo e ka një përgjigje:

“Qeveria e spostoi zjarrin nga kryeministria drejt fakulteteve, duke ua lënë zjarrin në shtëpi pedagogëve.

Tashmë janë këta të fundit që janë hedhur në grevë”, u shpreh ai.

I pyetur nga moderatori Flavio Qarri, nëse e mbështet grevën e pedagogëve, “legjenda” me sarkazëm shprehet se “ata që deri dje nuk u ndjenë për protestën e studentëve, sot s’kanë edhe ata ujë të lahen”.

Sipas tij, mes pedagogëve ka emra që s’e meritojnë këtë titull, sikurse ka dhe të tjerë që e kryejnë detyrën më së miri për edukimin e rinisë.

Kristo tha se greva e pedagogëve erdhi pas presionit të Kryeministrit Rama për të bërë vetingun në arsimin e lartë.

“Qeveria do u fusë softin, do i bëjë hardsoft”, tha me tone sarkastike Erion Kristo.

Por pakënaqësia e tij si qytetar nuk është vetëm ndaj qeverisjes aktuale dhe propagandës së saj që e krahason me aparatin e propagandës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Kristo shprehet i pakënaqur dhe me opozitën. Gjithsesi për të protestat janë të mira sepse në çdo rast i shërbejnë demokracisë, edhe kur ndizen dhe kur fiken nga opozita.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

LAJMI NË: http://www.intv.al/erion-kristo-levizja-studentore-deshtoi-kryeministri-u-ndezi-zjarrin-ne-shtepi-pedagogeve-disa-prej-tyre-s-e-meritojne-emrin-qe-mbajne-video-85197?fbclid=IwAR1TM5vgj0JR-7LutZ3gi4oevhFTFdOIZGTdidUedNXuRwb-aOaWPTPAxNo

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U zhduk pa gjurmë 20 vite më parë pasi trageti e zbriti në Itali, i biri kërkon 3 herë pasurinë e të atit (HISTORIA)
Po tentonte të kalonte drogë në Mal të Zi nga Shqipëria, kapet serbi në Muriqan »
Article Logic
Execution time: 0.011980056762695
array(1) { ["section"]=> string(128) "levizja-studentore-deshtoi-kryeministri-u-ndezi-zjarrin-ne-shtepi-pedagogeve-disa-prej-tyre-s-e-meritojne-emrin-qe-mbajne-150046" }