Lëvizja Vetëvendosje bëhet gati për të zgjedhur strukturat e reja, Kurti: Do të jemi më të fuqishëm

Publikuar tek: rajon, më 23:52 20-09-2020 Lëvizja Vetëvendosje bëhet gati për të zgjedhur strukturat e reja, Kurti: Do të jemi më të fuqishëm Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë po bëhet gati për të zhvilluar zgjedhjet e brendshme, ku do të zgjidhen edhe strukturat e reja.

Kryetari i VV, ish-kryeministri Albin Kurti është shprehur se partia do të jetë më e fuqishme me strukturat e reja.

“Ashtu siç e parasheh statuti ynë e siç e kërkon demokracia e brendshme, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 20  shtatori, secili anëtar i Lëvizjes, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

Zgjedhjet do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike. Në fund të këtij procesi do të kemi struktura edhe më të fuqishme ashtu siç e kemi edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve.

Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë e 13 qendra në mërgatë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetpropozohen.

Të gjithë anëtarët do të kontaktohen për të marrë pjesë në zgjedhje, kurse ju që mbështetni Lëvizjen, por nuk jeni anëtarësuar ende, vizitoni zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën tuaj dhe anëtarësohuni që të bëheni pjesë e këtij procesi demokratik.

Lëvizja fton të gjithë anëtarët që të bashkohen në këtë proces zgjedhor. Bashkë në organizim – bashkë në drejtim”, tha Albin Kurti.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010257959365845
array(1) { ["section"]=> string(104) "levizja-vetevendosje-behet-gati-per-te-zgjedhur-strukturat-e-reja-kurti-do-te-jemi-me-te-fuqishem-221058" }