Lëvizje e BUJSHME në Top Channel, ikën zv.drejtori i “preferuar” i Vjollca Hoxhës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:54 26-01-2018 Lëvizje e BUJSHME në Top Channel, ikën zv.drejtori i “preferuar” i Vjollca Hoxhës (EMRI)

Top Channel ka disa muaj tashmë që është përfshirë nga një valë e fuqishme ndryshimesh me njerëz të rëndësishëm në largohen dhe të tjerë që po shkojnë në televizionin e rëndësishëm.

Mungon vetëm zyrtarizmi, por Ben Blushi sipas të gjitha gjasave do të jetë drejtori i ri i Top Channel, i cili do të udhëheqë edhe linjën editoriale të këtij televizioni, shkruan newsbomb.al.

Pas kësaj lëvizje të bujshme, e radhës është largimi i Erion Yllit nga pozicioni i zëvendës drejtorit të televizionit, ka mësuar newsbomb.al.

Ky i fundit ishte në atë pozicion pas largimit të Skerdi Drenovës që e kishte qenë aty për më shumë se 10 vjet, që nga themelimi i televizionit.

Nuk bëhen të ditura arsyet e kësaj lëvizje, duke ditur që Erion Ylli ishte konsideruar deri më tani si i “preferuari” i pronares Vjollca Hoxha, e cila e kishte emëruar atë si zv.drejtor./newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Negociatat për pranimin e Shqipërisë në BE, Komiteti i Asocimit: Duam rezultate konkrete
Aksident, shpërthen goma e makinës në mes të rrugës, shpëton për mrekulli drejtuesi »
Article Logic
Execution time: 0.010241985321045
array(1) { ["section"]=> string(90) "levizje-e-bujshme-ne-top-channel-iken-zv-drejtori-i-preferuar-i-vjollca-hoxhes-emri-108066" }