Lëvizje e papritur, Alketa Vejsiu në Top Channel

Publikuar tek: aktualitet, më 17:22 24-02-2017 Lëvizje e papritur, Alketa Vejsiu në Top Channel

E keni menduar ndonjëherë se do ta shikonit Alketa Vejsiun krahë Ledion Liços në Top Channel? Duke qenë se janë dy nga moderatorët më të mirë të ekraneve shqiptare një bashkëpunim mes tyre është preferuar gjithmonë nga publiku shqiptar por duke qenë se Alekta në përgjithësi projektet i saj i ka realizuar në TV Klan dhe Ledion Liço gjithmonë në Top Channel, diçka e tillë është dukur e pamundur.

Mirëpo ka qenë Alketa ajo që i ka thyer këto tabu duke pranuar ftesën e Ledion Liços për të komentuar së bashku mbrëmjen e së dielës deri në orët e para të mëngjesit lidhur me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve Oscar.

“Është një nga të paktat gjëra që më bën të sakrifikoj gjumin. Po nisa të shoh një film që vlen, mund të shoh dy, tre, edhe katër resht deri sa zbardh dita. Kështu që një natë pa gjumë për “Oscars on Top” në Top Channel, më ka shumë kuptim! Do jem aty për të komentuar në një panel interesant, nën drejtimin e Ledionit që më bëri të shoh pjesën më të madhe të filmave më të mirë të kandiduar!” – ka shkruar Alketa në Instagram.

Në fakt për të do të jetë vërtet një sakrificë gjumi pasi siç dimë të hënën në mbrëmje ajo do të jetë ‘live’ në Tv Klan për episodin e radhës të YFSF. /Blitz

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marshuesit e Zharrëzës: Mos na përmendni te çadra e legenave, jemi për hesap tonë
Sot proteston me Bashën në “Çadrën e Lirisë”, por shihni çfarë zotohej t'i bënte Berishës Kreshnik Spahiu (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0103919506073
array(1) { ["section"]=> string(53) "levizje-e-papritur-alketa-vejsiu-ne-top-channel-69846" }