Lëvizje në Aluiznin e Elbasanit, ky është drejtori i ri (EMRI)

Publikuar tek: politike, më 17:45 20-01-2018 Lëvizje në Aluiznin e Elbasanit, ky është drejtori i ri (EMRI)

Pas reformës së thellë që përfshiu drejtoritë e Aluiznit në të gjithë Shqipërinë, kanë filluar të emërohen drejtorët e rinj.

Mësohet se në qarkun e Elbasanit drejtori i ri Aluizinit është zgjedhur Artur Guni.

Ky i fundit ka rezultuar fitues në konkursin e realizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Aluiznit, në bazë të kritereve profesionale që ai plotësonte, shkruan newsbomb.al

Artur Guni është figurë e njohur në qytetin e Elbasanit dhe deri më tani ai ishte në detyrën e administratorit të njësisë administrative numër 5 në Bashkinë Elbasan.

Drejtoria e Aluiznit në qarkun e Elbasanit është një nga më të mëdhatë në Shqipëri.

Më herët në këtë drejtori kishte qenë në krye Mariglen Disha, i cili tashmë do të drejtojë drejtorinë e Hipotekave po në këtë qytet. /newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012192964553833
array(1) { ["section"]=> string(66) "levizje-ne-aluiznin-e-elbasanit-ky-eshte-drejtori-i-ri-emri-107301" }