Lëvizje në Prokurori, Arta Marku vendos për prokuroret që do udhëheqin drejtorinë e re

Publikuar tek: aktualitet, më 22:06 22-01-2018 Lëvizje në Prokurori, Arta Marku vendos për prokuroret që do udhëheqin drejtorinë e re

Arta Marku që prej ditës kur është ulur në zyrën e kryeprokurores ka bërë një sërë ndryshimesh në këtë institucion.

Vetëm disa ditë më parë Arta Marku vendoi krijimin e një drejtorie të re që do të merret me vlerësimin e punës së prokurorëve, që do të quhet Drejtoria e Inspektimit.

Në këtë sektor të ri në Prokurorinë e Përgjithshme, Arta Marku ka vendosur që të emërojë disa nga njerëzit e saj më të besuar.

Kështu kjo drejtori e re në Prokurori mësohet se do të ketë në përbërje emra si Miranda Bushi, Besnik Cani, Enkeleda Millonai, Ylli Pjetërnika, Bilbil Mete dhe Isa Jata.

Ndër këta emra spikasin, Miranda Bushi, e cila ka qenë drejtuese e kabinetit në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme udhëhiqej nga Ina Rama, por edhe Besnik Cani që është këshilltari aktual i Arta Markut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja në Tiranë, gazetarja zbulon: Çfarë u gjet në celularin e Arielës
Artan Hoxha tregon të vetmen mënyrë se si mund të hapet dosja e 21 Janarit »
Article Logic
Execution time: 0.012413024902344
array(1) { ["section"]=> string(92) "levizje-ne-prokurori-arta-marku-vendos-per-prokuroret-qe-do-udheheqin-drejtorine-e-re-107557" }