Lëvizjet e papritura të Gent Cakajt në Diplomaci, dalin 4 emra të tjerë të shkarkuarish

Publikuar tek: aktualitet, më 21:53 29-03-2019 Lëvizjet e papritura të Gent Cakajt në Diplomaci, dalin 4 emra të tjerë të shkarkuarish

Zbardhen të tjerë emra nga lëvizjet e papritura të ministrit të Jashtëm Gent Cakaj në Diplomacinë shqiptare në botë.

Ndonëse Cakaj ende nuk e ka zbardhur vet listën e emrave të diplomatëve, mësohet se gjithsej shkon në 28 numri i të shkarkuarve.

Kështu, mësohet se 4 emrat e tjerë që janë shkarkuar janë: BLERTA DERHEMI pjesë e misionit shqiptar në BE, e cila do të kthehet në Tiranë. ARTUR PORPOLLOGU, konsull në Ambasadën Shqiptare në Athinë, konsullja e Shqipërisë në Danimarkë MARSELA XHIXHO, ndërsa do të lirohet nga detyra edhe konsulli në Hungari Marin Meksi, i cili do të transferohet në Tiranë.

MË HERËT NGA LISTA E DIPLOMATËVE TË SHKARKUAR, JANË ZBARDHUR EMRAT E MËPOSHTËM:

Bëhet me dije se është shkarkuar EDMOND CACA, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër.

FATJON DEMNERI në Misionin e Shqipërise në Gjenevë të Zvicrës, është një tjetër emër i liruar nga detyra.

Edhe XHULJETA KEKO, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë do të shkëputet nga detyra e saj.

Në Misionin ne Nju Jork, lirohet nga detyra edhe ARBEN IDRIZI, ndërsa per ELTION VERLENI është urdhëruar kthimi në atdhe për te shërbyer sipas nevojave të Ministrise per Europën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë kujtojmë se edhe ditën e djeshme u zbardhën disa nga emrat e diplomatëve, tashmë të larguar nga detyra.

Kështu është shkarkuar vëllai i gazetarit të njohur Arjan Çani. ALKET ÇANI nuk do të jetë më në diplomacinë e Ambasadës Shqiptare në Francë.

Është shkarkuar gjithashtu motra e manjatit të medias, Aleksandër Frangajt. Bëhet fjalë për MAJLINDA DODAJN e cila shërbente si diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

Edhe INID MILO, vajza e historianit të njohur Paskal Milo nuk do të jetë më drejtore në drejtorinë e NATO-s pranë ministrisë së Jashtme.

Në listën e të larguarve nga Cakaj është dhe djali i analistit Preç Zogaj, BESJAN ZOGAJ gjithashtu diplomat në ministrinë e Jashtme.

Edhe këshilltares për median dhe diasporën në Ambasadën shqiptare në Londër PRANVERA SKANA, i është ndërprerë mandati, edhe pse Skana nga ana e saj tha ditën e djeshme për newsbomb.al se thjesht i ka mbaruar kontrata dhe se së shpejti do të kthehet në Tiranë.

Dy diplomatet FLORIAN NOVA dhe ENKELEJDA RIZA në Ambasadën shqiptare në Greqi janë shkarkuar gjithashtu.

Pjesë e listës së të shkarkuarve është edhe konsulli shqiptar në Romë, EDMOND KUMARAKU si dhe diplomatja e Shqipërisë në Hollandë, XHULI KEKO, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Teodor Keko.

Ndërkaq, mësohet se disa prej tyre janë emëruar jashtë sistemit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019392013549805
array(1) { ["section"]=> string(93) "levizjet-e-papritura-te-gent-cakajt-ne-diplomaci-dalin-4-emra-te-tjere-te-shkarkuarish-158441" }