Lëvizjet në prokurori, Lubonja: Provë e dështimit të reformës në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 19:37 09-01-2018 Lëvizjet në prokurori, Lubonja: Provë e dështimit të reformës në drejtësi

Analisti i njonjur, Fatos Lubonja ka folur për lëvizjet e fundit në prokurori duke bë dhe një lidhje me reformën në drejtësi.

Lubonja u shpreh se lëvizjet e shumta të ditëve të fundit të bëra nga kryeporokurorja Arta Marku tregojnë se reforma në drejtësi ka vdekur.

Sipas tij synimi i vetëm i reformës në drejtësi ka qenë kapja e drejtësisë.

“Në qoftë se është fjala për të hequr të gjithë ata prokurorë mbështetës të opozitës edhe ky është një lloj problemi se me cilët po i zëvendëson, me ata të maxhorancës? Nuk i mjafton që zgjodhi kryeprokuroren? Pastaj ku do shkojmë, tek dhuna e kësaj maxhorance? Kjo është provë e dështimit të reformës në drejtësi. Ka qenë një reformë me synimin për ta kapur drejtësinë maxhoranca”, u shpreh Fatos Lubonja.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01308798789978
array(1) { ["section"]=> string(78) "levizjet-ne-prokurori-lubonja-prove-e-deshtimit-te-reformes-ne-drejtesi-105997" }