Lëvizjet në Prokurori, Shkëlqim Hajdari: Marku e ka futur në rrugë të mbarë, pas çoroditjes që la Llalla

Publikuar tek: aktualitet, më 17:51 11-01-2018 Lëvizjet në Prokurori, Shkëlqim Hajdari: Marku e ka futur në rrugë të mbarë, pas çoroditjes që la Llalla

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoraratit Qendror, Shkëlqim Hajdari ka folur për lëvizjet e fundit në Prokurori, pas ardhjes së Arta Markut.

Ish-prokuror, Shkëlqim Hajdari në një intervistë për emisionin “45 minuta” në Report Tv tha se organi i akuzës po e merr veten pas çoroditjes që la Adriatik Llalla.

Ai shtoi se perceptimi për lëvizjet e fundit nga njerëzit e drejtësisë është shumë i mirë dhe është pritur me pozitivitet.

“Zonja Marku është kryeprokurore por që punon në një tjetër mënyrë. Arta Marku ka në dorë që të inkurajojë prokurorët. Shiko unë mendoj që organi i akuzës është futur në një rrugë të mbarë. E shikoj zonjën Marku që po përpiqet të rregullojë çoroditjen që Llalla la. Deri më tani zëvendësimet i ka bërë me njerëz profesionist. Perceptimi brenda prokurorëve dhe njerëzve të drejtësisë për lëvizjet është i mirë. Efektet e para do i kemi kur të shikojmë krijimin e BKH. Por kjo nuk do të thotë se çështjet që janë në dorë të mos kenë sukses edhe aktualisht. Unë do të them një diçka me sinqeritet, që 100% drejtësia nuk do të pastrohet, por do të bëhet një pastrim i thellë. Edhe nëse do të mbesë ndonjëri i korruptuar, nuk do të ketë më mundësi sepse është sistemi që nuk e lejon një gjë të tillë”,- u shpreh Shkëlqim Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028501033782959
array(1) { ["section"]=> string(108) "levizjet-ne-prokurori-shkelqim-hajdari-marku-e-ka-futur-ne-rruge-te-mbare-pas-coroditjes-qe-la-llalla-106220" }