Lëviznin me armë zjarri me vete, arrestohet babai dhe djali 16-vjeçar  

Publikuar tek: aktualitet, më 10:02 21-01-2019 Lëviznin me armë zjarri me vete, arrestohet babai dhe djali 16-vjeçar   

Babë e bir në Mirditë janë arrestuar pasi qarkullonin me armë zjarri me vete.

Në pranga u vunë shtetasit shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djali i tij 16-vjeçar banues në Mirditë.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.

Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.

Ata u arrestuan për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim" dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010345935821533
array(1) { ["section"]=> string(75) "leviznin-me-arme-zjarri-me-vete-arrestohet-babai-dhe-djali-16-vjecar-149636" }