Lëvizte me 160 mijë euro në makinë, ndalohet i riu shqiptar në Holandë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:34 30-10-2019 Lëvizte me 160 mijë euro në makinë, ndalohet i riu shqiptar në Holandë 160 mijë eurot e sekuestruara nga policia holandeze në çantën e 20-vjeçarit

Një 20-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë holandeze teksa iu gjetën në makinën e tij plot 160 mijë €.

Mediat holandeze shkruajnë se i riu u ndalua në aksin A16 Hendrik-Ido-Ambacht ditën e djeshme. Djaloshi lëvizte me një automjet tip ‘’Audi’’ dhe u pikas nga agjentët e policisë. Pasi hyri brenda një ndërtese, ai u kthye me një çantë shpine. Më pas policia e ndoqi dhe e detyroi të ndalonte në anën të autostradës Hendrik-Ido-Ambacht. Oficerët panë se çanta ishte e hapur dhe brenda ndodhej sasia e konsiderueshme e 160 mijë €.

20-vjeçari u shoqërua më pas nga policia dhe do të gjykohet për veprën penale të pastrimit të parave.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020802974700928
array(1) { ["section"]=> string(76) "levizte-me-160-mije-euro-ne-makine-ndalohet-i-riu-shqiptar-ne-holande-184094" }