Lëvizte me armë të ftohtë dhe drogë nëpër Korçë, arrestohet 27-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 13-01-2021 Lëvizte me armë të ftohtë dhe drogë nëpër Korçë, arrestohet 27-vjeçari Sendet e sekuestruara

Një i ri 27-vjeçar është arrestuar në lagjen nr.11 të Korçës, pasi policia mori informacion se ai lëvizte me gjëra të paligjshme me vete.

Ai është arrestuar në flagrancë dhe i është sekuestruar një thikë dhe një sasi e dyshuar kanabis.

Shtetasi R.J., 27 vjeç është banues në Tiranë, por është vënë në pranga nga policia e Korçës, dhe tani akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë

U kap duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar.

Sekuestrohet një thikë dhe një sasi e dyshuar kanabis gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. J., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas, në lagjen nr. 11, Korçë, dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj nga Njësia 9: Basha do të mbahet mend për barsoletën e tramit, politika jonë është shpresa!
Furnizonte me drogë bandën në Londër, 33-vjeçari kapet me 10 mijë paund ndërsa po arratisej për në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.012041091918945
array(1) { ["section"]=> string(76) "levizte-me-arme-te-ftohte-dhe-droge-neper-korce-arrestohet-27-vjecari-234843" }