Lëvizte me armë zjarri pa leje, arrestohet në Shijak Geri Metaj: Dy vite më parë u arrestua për vjedhje (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:42 12-07-2020 Lëvizte me armë zjarri pa leje, arrestohet në Shijak Geri Metaj: Dy vite më parë u arrestua për vjedhje (DETAJE) Ilustruese

Policia e Shijakut ka arrestuar një 21-vjeçari, pasi me akuzën për "armëmbajtje pa leje".  Geri Metaj është evdentuar nga policia teksa lëvizte me armë zjarri, dhe është arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale policia e Shijakut ka sekuestruar një pistoletë TT, model 54 dhe 14 fishekë.

Metaj u arrestua në fshatin Sallmone të Shijakut gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. ".

I riu nuk është një emër i padëgjuar për policinë. Në nëntor të 2018 ai u arrestua së bashku me disa persona të tjerë, pasi ishin përgjigjës për disa grabitje dyqanesh dhe lokalesh.

Njoftimi i policisë

Shijak/Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Operacionales në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip "Mercedez Benz", i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë "TT", me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014190912246704
array(1) { ["section"]=> string(115) "levizte-me-arme-zjarri-pa-leje-arrestohet-ne-shijak-geri-metaj-dy-vite-me-pare-u-arrestua-per-vjedhje-detaje-213601" }