Lëvizte me BMW X5 dhe pistoletë me vete, arrestohet 31 vjeçari në Korçë, i dënuar më parë për pengmarrje (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 23-10-2020 Lëvizte me BMW X5 dhe pistoletë me vete, arrestohet 31 vjeçari në Korçë, i dënuar më parë për pengmarrje (EMRI) Policia kontrollon makinen e 31 vjeçarit

Klaus Mullali është 31 vjeçari i arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri në qytetin e Korçës.

Pas denoncimeve të qytetarëve, policia kapi në lagjen nr. 7 në Korçë, 31 vjeçarin me iniciale Klaus Mullali, i cili po lëvizte me mjetin tip "BMW X5".

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip "Beretta", me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krëhërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, 31 vjeçari ishte i dënuar më herët për veprat penale "Kanosja", "Armëmbjatja pa leje" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhduket armiku i shqiptarëve, policia greke është në kërkim të një prej drejtuesve të Agimit të Artë
Shpallet në kërkim ish-kreu i Këshillit të PD në Kukës, akuzohet për 3 vepra penale (EMRI-FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.007559061050415
array(1) { ["section"]=> string(109) "levizte-me-bmw-x5-dhe-pistolete-me-vete-arrestohet-31-vjecari-ne-korce-i-denuar-me-pare-per-pengmarrje-224834" }