Lëvizte me pistoletë, bie në duart e policisë 34-vjeçari në Shkodër (NJOFTIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 09-11-2019 Lëvizte me pistoletë, bie në duart e policisë 34-vjeçari në Shkodër (NJOFTIMI) Pistoleta e sekuestruar e shtetasit E.P.

Një 34-vjeçar nga Shkodra u arrestua nga forcat e posaçme ‘’Shqiponja’’ teksa lëvizte me pistoletë të paregjistruar.

Shtetasi E.P. u ndalua gjatë një kontrolli nga njësia ‘’Shqiponja’’, të cilët gjetën në automjetin e tij një pistoletë ‘’Walther’’ dhe 15 fishekë. Arma figuron të jetë e paregjistruar.

34-vjeçari u shoqërua në komisariat dhe më tej do të gjykohet në Gjykatën e Shkodrës.


Njoftimi i policisë:

Shkodër- Kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme.

Kontrollet nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Ëalther” me 15 fishekë.

Shërbimet e forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër në bashkëpunim shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara, falë dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- E. P. 34 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007512092590332
array(1) { ["section"]=> string(82) "levizte-me-pistolete-bie-ne-duart-e-policise-34-vjecari-ne-shkoder-njoftimi-185277" }