Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar për armëmbajte pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi Noel Osmani banues në lagjen “16 prilli" Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Daullas, në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targa të një mjeti tjetër, i'u gjet dhe i'u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta”, të cilën e mbante pa leje si edhe një krëhër me 7 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.