Lëvizte pa patentë, me armë dhe drogë në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Sarandë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 06-06-2019 Lëvizte pa patentë, me armë dhe drogë në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Sarandë

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë patrullimit në lagjen nr.1 Sarandë, ka konstatuar një automjet që bënte lëvizje të dyshimta dhe i ka dhënë shenjë për të ndaluar.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 32 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit personal dhe të automjetit kanë gjetur dhe sekuestruar disa doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva dhe një mjet prerës (thikë me palosje), në cilësinë e armës së ftohtë.

Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023876905441284
array(1) { ["section"]=> string(86) "levizte-pa-patente-me-arme-dhe-droge-ne-makine-arrestohet-32-vjecari-ne-sarande-167118" }