Lëvizte si ‘boss’ me kokainë dhe heroinë në makinë, policia arreston 41 vjeçarin në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 09:44 14-02-2020 Lëvizte si ‘boss’ me kokainë dhe heroinë në makinë, policia arreston 41 vjeçarin në Elbasan Foto ilustruese

Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi në makinë i janë gjetur doza të caktuara me kokainë dhe heroinë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç të cilit në autormjetin që lëvizste iu gjet lëndë narkotike e tipit heroinë dhe kokainë.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023796081542969
array(1) { ["section"]=> string(95) "levizte-si-boss-me-kokaine-dhe-heroine-ne-makine-policia-arreston-41-vjecarin-ne-elbasan-195161" }