Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të ndryshojë orarin e hyrjes në Terminalin e Pasagjerëve, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që përdorin atë për të udhëtuar jashtë vendit, ose për tu kthyer në Shqipëri.
Me qëllim përballimin e fluksit përgjatë festave të fundvitit, njoftohen udhëtarët që do të zgjedhin të udhëtojnë nga Porti i Durrësit se, porta hyrëse në Terminalin e Trageteve do të qëndrojë e hapur deri në orën 23:00. Për rrjedhojë procesi i check-in mbyllet një orë para, pra në orën 22:00.
Ky vendim lehtësues do të zbatohet për periudhën 16 Dhjetor 2019 – 15 Janar 2020.
Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:
Ndryshon orari i hyrjes në Terminalin e Pasagjerëve.
Me qëllim përballimin e fluksit përgjatë festave të fundvitit, njoftohen qytetarët që do të zgjedhin të udhëtojnë nga Porti i Durrësit se, porta hyrëse në Terminalin e Trageteve do të qëndrojë e hapur deri në orën 23.00.
Për rrjedhojë procesi i check-in, mbyllet një orë para, pra në orën 22:00.
Ky vendim lehtësues do të zbatohet për periudhën 16 Dhjetor 2019 – 15 Janar 2020.
Udhëtim të mbarë!