Lexoni përralla fëmijëve tuaj që në moshë të vogël, nxit të kuptuarit dhe imagjinatën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:23 25-04-2015 Lexoni përralla fëmijëve tuaj që në moshë të vogël, nxit të kuptuarit dhe imagjinatën

Të lexuarit përralla fëmijëve tuaj përpara se të flenë gjumë nuk është vetëm një “ninullë” për t’i vënë ata në gjumë, por edhe një mënyrë për të nxitur tek ata të kuptuarit dhe imagjinatën.

Një studim në SHBA i kryer nga John Hutton tregon që sa më të vegjël t’u lexoni fëmijëve tuaj aq më shumë do të aktivizoni tek ata pjesë të veçanta të trurit që shërbejnë për përpunimin semantik ose nxjerrjen e kuptimit në komunikimin oral dhe më pas në të lexuar. Fëmijët që dëgjojnë histori nga prindërit e tyre në fëmijëri do të kenë më të lehtë të zbërthejnë gjuhën dhe kuptimet e saj.

Përveç të tjerave kjo nxit një lidhje të përhershme me librat. Fëmijët e tillë do të shohin përtej shifrave dhe do të aktivizojnë imagjinatën duke vënë veten gjithmonë në vend në mesin e librave që lexojnë. Hutton dhe organizatat e tjera gjithmonë kanë rekomanduar që fëmijëve t’u lexohet përpara se ata të shkojnë në klasën e parë, ose kopësht.

/newsbomb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02619194984436
array(1) { ["section"]=> string(89) "lexoni-perralla-femijeve-tuaj-qe-ne-moshe-te-vogel-nxit-te-kuptuarit-dhe-imagjinaten-9682" }