Leyla Moses-Ones: SPAK, guri i çmuar i Reformës në Drejtësi, do sjellë ndryshime të mëdha

Publikuar tek: politike, më 19:57 22-07-2019 Leyla Moses-Ones: SPAK, guri i çmuar i Reformës në Drejtësi, do sjellë ndryshime të mëdha Leyla Moses-Ones

A ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Leyla Moses-Ones u shpreh optimiste për ndryshimet pozitive që do të sjellë ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Duke folur në eventin e inagurimit të “Pallatit të Drejtësisë”, godina e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, Moses-Ones vlerësoi Strukturën e Posaçme Antikorrupsion si “guri i çmuar” i reformës në drejtësi.

Zyrtarja e lartë amerikane tha se SHBA-të do të qëndrojnë krah Shqipërisë derisa drejtësia e re të sjellë ndryshime të mëdha për vendin.

Pjesë nga deklarata e Moses-Ones:

Sistemi i vjetër i drejtësisë ishte i kapur shumë kohë më parë, ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata njerëz që duan ta mbajnë Shqipërinë mbrapa. Tre vjet më pas keni një Këshill të Lartë Gjyqësor dhe Prokuorisë, që po punojnë për gurin e çmuar të reformës, krijimin e SPAK.

Ne qëndrojmë përpara një ndërtese të re që së shpejti do t’i japë KLGJ, KLP dhe shkollës së Magjistraturës një shtëpi të re. Kjo godinë do të shohë një Shqipëri të re me gjyqtarë dhe prokurorë të aftë. Një Shqipëri të re me SPAK dhe BKH. Prokurorët e rinj që betohen sot do të shohin ndryshime të mëdha në Shqipëri. SHBA ka qendruar krah Shqipërisë dhe i ka nxitur këto ndryshime të mëdha. Ne kemi qëndruar krah Shqipërisë tre vite më parë, kur filloi rivlerësimi dhe jemi duke qëndruar pranë Shqipërisë derisa po ngrihet SPAK.

Jemi të sigurt se do të qëndrojmë krah Shqipërisë derisa reforma në drejtësi po i jep një pamje të re vendit tuaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14106893539429
array(1) { ["section"]=> string(93) "leyla-moses-ones-spak-guri-i-cmuar-i-reformes-ne-drejtesi-do-sjelle-ndryshime-te-medha-173010" }