Rreth 50 familje nga Torovica e Lezhës kanë emigruar duke kërkuar azil politik nga vendet e Bashkimit Europian.
Kreu i komunës Balldre, Zef Doçi është shprehur i shqetësuar për situatën duke e cilësuar si tejet të vështirë. Sipas kryekomunarit shkak i këtij emigrimi masiv të banorëve të tij është situata e përkeqësuar ekonomike.
Doçi i ka bërë apel qeverisë t’i japë një zgjidhje situatës.
Gjatë muajit mars të paktën 3000 persona kanë tentuar të largohen nga Shqipëria duke parë vendet e Bashkimit Europian si të vetmen zgjidhje.