Kryetari i Komunës Shënkoll në Lezhë, Fran Frroku është kallëzuar në Prokurori për ndërtim të paligjshën. Prokuroria nga ana e saj tregon se po verifikon materialin e policisë për Fran Frrokun.
Bashkë me Fran Frrokun, 1 muaj më parë ishin kallëzuar edhe dy funksionarë të komunës Shënkoll pasi kishin lëshuar një leje për ndërtim të paligjshëm. Lidhur me këtë kallëzim Frroku është përgjigjur përpara një muaji duke u shprehur për akuzën ndaj tij se është sulm politik.
“Është një objekt dykatësh i përfunduar dhe në tetor të vitit të kaluar i kemi dhënë një autorizim për të mbuluar çatinë. Unë çuditem sesi policia, krimi ekonomik apo çdo strukturë tjetër që është marrë me këtë çështje, nuk më kanë bërë një ftesë që ta sqaroj”, ishte shprehur më parë kryetari i Komunës Shënkoll, Fran Frroku.