Policia e Lezhës ka nisur një procedim penal ndaj kryetarit të komunës Zejmen. Arben Doci akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka dhënë me qera një tokë në pronësi të një shtetasi.
Ky procedim nisi pas kallëzimit të një banori i cili i ka thënë policisë se zyrtarët, tokën me akt pronësie e ndanin me qera me njëri-tjetrin.
Pas verifikimeve policia ka ndjekur hapat ligjorë për t’i vënë ata para drejtësisë .