Gjatë punimeve për infrastukturën në qendër të qytetit të lezhës, kanë dalë në dritë rrënoja dhe objekte që sipas arkitekteve i përkasin antikitetit të vonë.
Këto gjetje që prej arkeologëve konsiderohen si mjaft të rëndësishme janë zbuluar në segmentin rrugor në afërsi të godinës së Prefekturës së Lezhës.
“Punimet tashmë kanë hyrë në një zonë të nxehtë arkeologjike e cila ka një nëntokë të pasur në këtë qytet. Gjatë gërmimeve të ditës së djeshme kanë dalë në dritë dy struktura murale të cilat po i studiojnë specialistët e Agjencisë Shqiptare të Arkeologjisë. Pas kësaj do të dërgohen në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe do të merret një vendim se si do të procedohet më tej”, tha Dedë Margjoni, Specialist i Monumenteve të Kulturës.
Sipas tij këto gjetje janë të përiudhës bizantine ose romake. Pas gjetjes së këtyre objekteve janë ndërprerë menjëherë punimet, ndërsa specialistët presin përfundimin e studimit për të dy zbulimet në fjalë.