LGBT para Kryeministrisë: Nuk u mbajtën premtimet, thatë se do iu kishim në krah

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 15-05-2015

Aktivistët e LGBT (Komuniteti lesbike, gay, biseksualë dhe transeksualë), kanë zhvilluar një protestë me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përgjatë bulevardit “Zogu I”.

Ata protestuan për të gjithë ata të rinj të komunitetit LGBT që përzihen nga shtëpia ose që dhunohen në mënyrë sistematike, për të gjithë pjesëtarët e komunitetit që janë të detyruar të jetojnë një jetë të dyfishtë nën presionin e tmerrshëm të familjes, apo shoqërisë si dhe, sipas tyre për premtimet e pambajtura të qeverisë.

“Na u premtua në 2013 se shtetin do e kishim në krahë për të edukuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë por kjo gjë ka mbetur vetëm mbi supet tona deri tani. Na u premtua gjithashtu se Shqipëria do të ndiqte rekomandimet e Këshillit të Europës për të njohur ligjërisht bashkëjetesat mes së njëjtës gjini, por kanë kaluar të paktën dy vjet dhe ky mbetet një premtim i pambajtur”, thuhet në deklaratën e LGBT.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tufina” prangos 29-vjeçarin, iu gjetën 8 qese heroinë, 2 në dorë, 6 të tjera në timon
Shpërthimet në Marinzë, Prokuroria e Fierit identifikon 7 përgjegjës »
Article Logic
Execution time: 0.012009143829346
array(1) { ["section"]=> string(84) "lgbt-para-kryeministrise-nuk-u-mbajten-premtimet-thate-se-do-iu-kishim-ne-krah-11254" }