Libani formon qeverinë e re, protestuesit nuk ndalen: Hajdutë ikën dhe hajdutët po vijnë

Publikuar tek: bota, më 08:59 22-01-2020 Libani formon qeverinë e re, protestuesit nuk ndalen: Hajdutë ikën dhe hajdutët po vijnë Protestat ne Liban

Libani ka formuar qeveri të re sipas njoftimit të presidencës, pasi Hezbollah dhe aleatët e tij arritën një marrëveshje për një kabinet të ri qeveritar që tani është i ngarkuar me zgjidhjen e krizës më të rëndë ekonomike të vendit në dekada.

Vendi ka qenë pa një qeveri efektive pas dorëheqjes së ish-kryeministrit të përkohshëm Saad Hariri në tetorin e vitit të kaluar, pas protestave të dhunshme kundër korrupsionit shtetëror.

Kryeministri i ri u zgjodh Hassan Diab, një profesor 60 vjeçar në Universitetin Amerikan në Beirut, i cili tani drejton një kabinet prej 20 anëtarësh, kryesisht specialistë të mbështëtur nga partitë politike.

"Unë jam emëruar përballë shumë akuzave. Doja të punoja, të mos argumentoja. Unë kam respektuar ligjin që më informon për të formuar një qeveri. Kam ndjekur rregullat dhe rregulloret për të formuar një ekip të ri të ministrave",  tha ai.

Ai u zotua se qeveria e tij "do të përpiqet të përmbushë kërkesat e tyre për një gjyqësor të pavarur, për rikuperimin e fondeve të përvetësuara, për luftën kundër përfitimeve të paligjshme".

"Në këtë moment vendimtar, unë përshëndes revolucionin dhe kryengritjen që na shtynë drejt kësaj dhe Libani është bërë fitimtar. Ne do të arrijmë kohezionin shoqëror. Do të ketë përgjegjësi", u shpreh kryeministri i ri.

Por fjalët e Diabit  dhe formimi i një qeverie të re  nuk arritën të kënaqnin protestuesit, të cilët kanë dalë prej 17 tetorit.

Ata kanë bërë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse dhe një qeveri të udhëhequr nga teknokratë të pavarur që mund të merren me krizën shkatërruese ekonomike.

Protestuesit të martën brohorisnin "revolucion, revolucion" dhe "largohu, Michael Aoun", duke iu referuar presidentit aktual.

Disa thanë që nuk do të largoheshin nga sheshi derisa të përmbusheshin kërkesat e tyre për zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri e udhëhequr nga teknokrati.

"Ne jemi këtu sepse ata nuk dëgjojnë. Ne jemi këtu sepse prindërit tanë jetuan përmes luftës civile dhe menaxhuan me më pak se 300 dollarë në muaj", u shpreh një nga protestuesit.

Protestat në Liban kanë qenë të dhunshme gjatë javës së fundit, me numrin e të plagosurve që ka arritur mbi 540. Protestuesit kanë dalë që në tetorin e kaluar për shkak të krizës financiare të vendit dhe korrupsionit shtetëror.

"Kjo qeveri e re është e njëjta, hajdutët erdhën dhe zëvendësuan hajdutët e tjerë. Unë jam akoma student dhe tashmë e di që do të diplomohem dhe nuk do të gjej punë", u shpreh një i ri pjesëmarrës në protestë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037657976150513
array(1) { ["section"]=> string(93) "libani-formon-qeverine-e-re-protestuesit-nuk-ndalen-hajdute-iken-dhe-hajdutet-po-vijne-192788" }