Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Taksa nuk pengon procesin, kushtet janë përmbushur

Publikuar tek: rajon, më 18:50 18-06-2019 Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Taksa nuk pengon procesin, kushtet janë përmbushur Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se taksa ndaj mallrave serbe nuk paraqet problem në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj e ka quajtur sukses futjen në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së pikën për liberalizimin e vizave për Kosovën.

‘Taksa është një problem, ndikon në të gjitha çështjet, por ne nuk e kemi procesin e liberlizimit dhe anëtarësimit në BE të kushtëzuar me taksën. Kërkohet zhbllokimi i dialogut dhe ne kemi dhënë zgjidhje për zhbllokim të dialogut. Nuk jam për ta pështatur Kosovën, as për ta dërguar sovranitetin në tavolinë të dialogut, duam ta dërgojmë në tavolinë të BE-së. Jemi vend sovran, do të merren vendime sovrane për vendin tonë në tavolinën e dialogut', tha kryeministri Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.071057081222534
array(1) { ["section"]=> string(88) "liberalizimi-i-vizave-haradinaj-taksa-nuk-pengon-procesin-kushtet-jane-permbushur-168741" }