Liberalizimi i vizave për Kosovën, Haradinaj takim me ministrin e Brendshëm francez

Publikuar tek: rajon, më 19:22 26-06-2019 Liberalizimi i vizave për Kosovën, Haradinaj takim me ministrin e Brendshëm francez Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se më 1 korrik do të takojë në Paris ministrin e Brendshëm francez Castaner.

Haradinaj ka pritur sot në takim në Prishtinë Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin kanë diskutuar edhe për vizitën e tij zyrtare në Paris me Ministrin e Brendshëm Castaner.

Postimi i plotë:

Me 1 Korrik, do të takohem me Ministrin e Brendshëm të Francës Christophe Castaner, për liberalizimin e vizave.

Prita sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin diskutuam për vizitën time zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner.

Me qëllim të kordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez. Në këtë vizitë do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendes europiane të vendit.

RH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11871600151062
array(1) { ["section"]=> string(89) "liberalizimi-i-vizave-per-kosoven-haradinaj-takim-me-ministrin-e-brendshem-francez-169887" }