Libi, presidenti egjiptian kërkon ndërhyrje ndërkombëtare kundër IS

Publikuar tek: bota, më 10:51 17-02-2015 Libi, presidenti egjiptian kërkon ndërhyrje ndërkombëtare kundër IS Grate egjiptiane duke qare pas vrasjes se 21 personave nga militantet e IS

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, duke mbështetur deklaratat e presidentit të Francës Hollande, i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB të aprovojë një zgjidhje që autorizon një ndërhyrje ndërkombëtare në Libi, për të luftuar IS dhe për të stabilizuar vendin, shkruan La Reppublica.  Presidenti egjiptian e ka thënë këtë në një intervistë në një radio franceze, duke përsëritur edhe bashkëpunimin mes Parisit dhe Kajros. “Nuk ka zgjidhje të tjera, duke marrë në konsideratë marrëveshjen e popullit libian e qeverisë dhe që na kanë kërkuar të reagojmë” ka thënë presidenti egjiptian.

Ndërkaq, qeveria e Kajros ka urdhëruar të tjera misione në territorin libian kundër pozicioneve të IS. Sipas mediave egjiptiane që citojnë burime zyrtare në Libi, ka pasur me dhjetëra të vrarë nga këto sulme. Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, në një intervistë në Al Arabiya thotë se nisja e avionëve egjiptianë drejt pozicioneve të Shtetit Islamik bëjnë pjesë në të drejtën e egjiptit për “vetëmbrojtje”. “Pas daljes së videos ishte e nevojshme një sulm dhe reagim” thotë ai duke iu referuar videos së vrasjes së 21 qytetarëve egjiptianë nga ana e militarëve ekstremistë.

Kryediplomatja europiane Federica Mogherini, do të takojë gjatë kësaj jave autoritetet egjiptiane dhe amerikane për të diskutuar një aksion të përbashkët në Libi, por për momentin ka përjashtuar çdo rol militar të BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05804705619812
array(1) { ["section"]=> string(71) "libi-presidenti-egjiptian-kerkon-nderhyrje-nderkombetare-kunder-is-3583" }