Pengmarrja e gazetarëve në Librazhd, MB: Nuk ka situatë pengmarrje, gazetarët pranë forcave të policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:05 19-05-2015 Pengmarrja e gazetarëve në Librazhd, MB: Nuk ka situatë pengmarrje, gazetarët pranë forcave të policisë

Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ku dy gazetarë, një i "ABC News" dhe një i televizionit "Top Channel", dyshohet se janë marrë peng nga kotrabandistët e lëndës drusore në një pyll pranë Librazhdit. Ngjarja u raportua fillimisht nga mediat ku punonjë gazetarët, por sipas informacioneve tona nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk bëhet fjalë për një situatë pengmarrje.

Newsbomb.al ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila informon se gazetarët nuk janë në duart e pengmarrësve por për shkak se janë trembur, janë larguar duke u fshehur në pyje. Sipas burimeve tona, gazetarët tashmë ndodhen me forcat e policisë, megjiathë ata janë shprehur se janë kërcënuar nga kontrabandistët. Tre prej gazetarëve janë strehuar në një shtëpi në Librazhd, ndërsa i treti po shoërohet nga forcat e policisë pranë kolegëve. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, teksa pritet të nisë edhe një hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sipas raportimeve më parë, u tha se gazetarët e marrë peng janë korrespondenti i "ABC News", Agim Blloshmi dhe korrespondenti i "Top Channel", Kristaq Binjaku. Blloshmi ka realizuar një telefonatë të shkurtër me studion e "ABC News", por telefonata është shkëputur. Sipas informacioneve paraprake nga "ABC", kontrabandistët e lëndëve drusore i kanë gjuajtur gazetarët me armë zjarri dhe më pas i kanë ndjekur në pyll me qen gjahu.

Gazetarët kanë qenë në Librazhd për të realizuar një reportazh rreth prerjes dhe kontrabandimit të lëndëve drusore. Bashkë me gazetarët janë marrë peng edhe dy inxhinierë druosr, identiteti i të cilëve nuk dihet.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Getoar Selimi shkel semaforin, i hiqet patenta
Himarë/ Rikonstruktohen parullat e Enver Hoxhës në fshatin Kudhës »
Article Logic
Execution time: 0.012889862060547
array(1) { ["section"]=> string(72) "librazhd-kontrabandistet-marrin-peng-dy-gazetare-dhe-dy-inxhiniere-11529" }