Libri ‘Paralajmërimi’, shkrimtari anonim me një portretizim kritik për presidentin Trump  

Publikuar tek: bota, më 23:48 08-11-2019 Libri ‘Paralajmërimi’, shkrimtari anonim me një portretizim kritik për presidentin Trump   Presidenti i SHBA, Donald Trump

Një shkrimtar anonim, i cili pretendon se është një zyrtar i lartë në administratën Trump, ka deklaruar se do të publikojë së shpejti librin me titull ‘Paralajmërimi’, i cili portretizon profilin publik kritik ndaj presidentit Trump që prej se ky i fundit mori postin tre vjet më parë.

Autori anonim ka vendosur mos të publikojë emrin e tij pasi kërkon që të mbajë presidentin Trump në qendër të vëmendjes.

Në një prej momenteve autori bën me dije se Trump përshkruhet në libër si ‘një 12 vjeçar në një kullë të kontrollit të trafikut ajror’.

Autori është i njëjti person që shkroi një artikull opinionist në gazetën New York Times vitin e kaluar duke përshkruar sesi disa zyrtarë të lartë po përpiqen të mbrojnë vendin nga ajo që ai e quan një president impulsiv.

Sipas një kopje paraprake të librit të marrë nga gazeta The Washington Post, Presidenti Trump është mizor, i paaftë dhe i rrezikshëm.

Sipas përshkrimit në libër Trump pengohet, ngatërrohet, irritohet lehtë dhe ka probleme në sintetizimin e informacionit, jo herë pas here, por rregullisht.

Shkrimtari flet për ato që përshkruhen si komentet seksiste të Trumpit për gratë, duke komentuar veshjen dhe peshën e tyre.

Trump është përshkruar gjithashtu si i paaftë për të udhëhequr vendin në një krizë, duke thënë se ai nuk dëgjon informacionet e inteligjencës dhe të sigurisë kombëtare dhe cilësohet si një njeri që komplimentohet me lehtësi, të cilin udhëheqësit e tjerë botërorë e konsiderojnë si ‘një njeri që influencohet lehtë’.

Sipas librit ‘Paralajmërimi’, zyrtarë të lartë të administratës kishin konsideruar një dorëheqje masive dhe thonë se Nënpresidenti Mike Pence ishte gati të mbështeste një shumicë të anëtarëve të Kabinetit, nëse ata do të përpiqeshin të largonin Trump përmes amendamentit të 25-të.

Pence e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se libri është ‘tmerrues’ dhe tha se ai kurrë nuk ka dëgjuar askënd në Shtëpinë e Bardhë të fliste për një veprim të tillë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham e cilësoi librin si ‘një trillim’ dhe një ‘farsë’, duke e quajtur shkrimtarin një ‘frikacak’ që dëshiron të mbetet anonim.

Por autori thotë se shumë zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të administratës ndajnë pikëpamje jo të mira për Trump./VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075340270996094
array(1) { ["section"]=> string(92) "libri-paralajmerimi-shkrimtari-anonim-me-nje-portretizim-kritik-per-presidentin-trump-185218" }