Liderët e BE-së mblidhen pa Cameron, diskutojnë për sigurinë dhe të ardhmen pas Brexit

Publikuar tek: bota, më 16:47 29-06-2016 Liderët e BE-së mblidhen pa Cameron, diskutojnë për sigurinë dhe të ardhmen pas Brexit

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet që të nisin ditën e dytë të samitit në Bruksel, por pa Britaninë e Madhe  e cila javën e kaluar votoi për t`u larguar.

Të martën kryeministri britanik, David Cameron i ka thënë 27 liderëve të unionit se bashkëpunimi tregtar dhe ai në aspektin e  sigurisë do të jetë i rëndësishëm pavarësisht lidhjeve në të ardhmen, raporton BBC.

Në ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje BE-së “që të respektojë rezultatit e votimeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Por ajo së bashku me liderë të tjerë ripërsëritën thirrjet që Britania të bëj gati planet për ta lënë bllokun sa më shpejt që është e mundur, transmeton Klan kosova.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024672031402588
array(1) { ["section"]=> string(91) "lideret-e-be-se-mblidhen-pa-cameron-diskutojne-per-sigurine-dhe-te-ardhmen-pas-brexit-44959" }