Liderët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë së bashku, çfarë po përgatitet në Siri?

Publikuar tek: bota, më 19:26 14-02-2019 Liderët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë së bashku, çfarë po përgatitet në Siri?

Liderët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë po takohen sot në pikën turistike ruse të Soçit, në brigjet e Detit të Zi, për të biseduar mbi Sirinë, ndërkohë që konflikti i gjatë në atë vend po i afrohet fundit. 

Të tre vende kanë marrëdhënie rivaliteti me Shtetet e Bashkuara dhe e kanë mirëpritur planin e presidentit të SHBA Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Por siç njofton Zëri i Amerikës, ekzistojnë pikëpyetje të mëdha se ç’do të ndodhë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Siria.

Tetë vjet pas fillimit të luftës, Siria mbetet e paqëndrueshme. Gjatë kësaj kohe, prania e madhe ushtarake ruse dhe e forcave të milicisë hezbollah me mbështetjen e Iranit, e ka ndihmuar Bashar al-Assadin dhe qeverinë e tij të qëndrojë në pushtet. Analistët thonë se planet e Presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane krijojnë një skenar të ri në Siri.

Rusia, Turqia dhe Irani, duan të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Në çdo rast, ato kanë mirëpritur tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Diskutuam për synimin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave të tyre nga pjesa verilindore e Sirisë dhe ndikimin që do të ishte kjo në situatën e Republikës Arabe të Sirisë. Në se këto plane bëhen realitet, ky do të ishte një hap pozitiv’, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin.

Është shumë e rëndësishme të parandalohet krijimi i një vakuumi në pushtet pas tërheqjes së trupave amerikane’, ka deklaruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Takimi trepalësh po zhvillohet në qytetin turistik të Soçit. Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk marrin pjesë në takim, ato janë mjaft të pranishme në bisedime.

Gjetja e një zgjidhjeje për problemin kurd në Siri, kërcënimi nga sulmet izraelite ndaj forcave hezbollah që kanë mbështetjen e Iranit dhe lufta kundër kërcënimit terrorist nga Shteti Islamik, i dobësuar, por ende i pranishëm, janë disa nga sfidat e mëdha që do të mbeten në Siri edhe shumë kohë pas këtij raundi bisedimesh. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092740058898926
array(1) { ["section"]=> string(80) "lideret-e-rusise-iranit-dhe-turqise-se-bashku-cfare-po-pergatitet-ne-siri-152773" }