Lideri i ISIS, Al Baghdadi, mund të jetë vrarë sot

Publikuar tek: bota, më 14:07 11-10-2015 Lideri i ISIS, Al Baghdadi, mund të jetë vrarë sot

Fati i liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, nuk dihet që pas sulmeve të Forcave të Sigurisë irakene.

Forcat irakene kanë njoftuar se qëlluan ditën e sotme eskortën e liderit famëkeq islamik al-Baghdadi gjatë një sulmi ajror pranë kufirit me Sirinë.

“Forcat ajrore irakene kanë kryer sot një sulm heroic kundër eskortës së terroristëve të Abu Bakr al-Baghdadit”, ka thënë zëdhënësi i forcave ushtarake irakene ndërsa ka shtuar se “gjendja e tij shëndetësore është e panjohur”.

Burime irakiane të sigurisë kanë raportuar më parë se al-Baghdadi ishte vrarë apo plagosur por pretendimet ishin të paverifikuara ose të mohuara më pas.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022663831710815
array(1) { ["section"]=> string(54) "lideri-i-isis-al-baghdadi-mund-te-jete-vrare-sot-22872" }