Lideri i ISIS paralajmëron sulme të reja në rajonin e Mesdheut

Publikuar tek: bota, më 19:51 16-09-2019 Lideri i ISIS paralajmëron sulme të reja në rajonin e Mesdheut Lideri i ISIS, Abu Bekr Al Bagdadi

Udhëheqësi i Shteti Islamik, Abu Bakr Al-Bagdadi, me anë të një mesazhi audio të lëshuar ditën e sotme, ka paralajmëruar sulme të reja në disa vende, përfshirë edhe Ballkanin.

Ndër të tjera Al-Bagdadi ka deklaruar se operacionet e përditshme të organizatës terroriste po vazhdojnë.

Mesazhi është publikuar nga rrjeti mediatik zyrtar Al Furkan të Shtetit Islamik, i cili pretendon se është lëshuar nga lideri i ISIS, shkruan Reuters, transmeton newsbomb.al.

Rrjeti mediatik Al Furkan bën me dije se ky regjistrim është adresimi i parë i Abu Bekr Al-Bagdadit që prej prillit të këtij viti.

‘Operacionet e përditshme janë duke vazhduar në fronte të ndryshme’, ka pohuar Al- Bagdadi, duke përmendur disa zona të tilla, si Mali në Afrikë apo edhe vendet e Mesdheut Lindor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02846884727478
array(1) { ["section"]=> string(69) "lideri-i-isis-paralajmeron-sulme-te-reja-ne-rajonin-e-mesdheut-178689" }