Lideri i opozitës ruse transferohet nga burgu në spital

Publikuar tek: bota, më 18:53 28-07-2019 Lideri i opozitës ruse transferohet nga burgu në spital Lideri i opozites ruse, Alexei Navalny

Një ndër liderët kryesorë të opozitës ruse, Alexei Navalny, mësohet se është nxjerrë nga burgu ku është burgosur dhe është dërguar në spital me urgjencë.

Zëdhënësja e liderit të opozitës, ka bërë me dije për mediat ruse se Navalny kishte pasur një reaksion alergjik në fytyrë.

Burime nga spitali ku  ndodhet lideri i opozitës ruse, kanë bërë me dije për mediar ruse se gjëndja e tij tashmë është e neutralizuar.

Navalny u burgos për 30 ditë javën e shkuar pasi bëri thirrje për protesta të paautorizuara, të cilat u zhvilluan të shtunën e kaluar, transmeton neësbomb.al.

Më shumë se 1,000 persona u ndaluan gjatë demonstratave kundër ndalimit të kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale për në qytetin e Moskës.

Bashkimi Evropian kritikoi përdorimin e forcës kundër protestuesve, duke thënë se ajo minonte liritë themelore të shprehjes.

Alexei Navalny u bë i njohur në Rusi si një aktivist kundër korrupsionit, i cili udhëhoqi protestat më të mëdha në vend kundër presidentit Vladimir Putin gjatë dimrit të vitit 2011, transmeton newsbomb.al.

Ai është burgosur vazhdimisht politikisht, zakonisht për organizimin dhe përfshirjen e tij në demonstrata të paautorizuara. 

policet.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012048006057739
array(1) { ["section"]=> string(62) "lideri-i-opozites-ruse-transferohet-nga-burgu-ne-spital-173611" }