Lideri laburist Jeremy Corbyn rikonfirmohet bindshëm brenda partisë, sot zgjedh “qeverinë hije”

Publikuar tek: bota, më 13:07 24-09-2016 Lideri laburist Jeremy Corbyn rikonfirmohet bindshëm brenda partisë, sot zgjedh “qeverinë hije”

Lideri laburist në Britani, Jeremy Corbyn i jep fund debateve për pozicionin e tij të lidershipit në parti, pasi fitoi me një maxhorancë të madhe votash pozicionin për herë të dytë në dy vite, raportojnë mediat britanike.

Fitorja e tij u shpall në Liverpul, dhe u bë e qartë edhe bashkimi i laburistëve. Ai fitoi shumë thellë, duke marrë 333.000 vota krahasuar me rivalin e tij Owen Smith, me 193.000 vota.

Një maxhorancë e tillë votash e lejon liderin Jeremy Corbyn me një zgjedhje të pamatë për drejtimin e partisë.

Qëndrimi I tij do të qartësohet pasditen e sotme kur do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv Kombëtar dhe ku do të ketë plane të qarta për deputetët laburistë e do të zgjidhet edhe ekipi i tij i qeverisë “hije”.

Zoti Corbyn tha se ai do të përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie të re me deputetët por përpara fitores ai deklaroi se ata kishin përgjegjësinë për të punuar së bashku për demokracinë e brendshme në parti dhe respektin për lidershipin, kushdo që të zgjidhej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018601179122925
array(1) { ["section"]=> string(98) "lideri-laburist-jeremy-corbyn-rikonfirmohet-bindshem-brenda-partise-sot-zgjedh-qeverine-hije-53980" }