Lidhja E PËRFOLUR me miliarderin indian, reagon Agnesa Vuthaj: Nuk e kam fshehur, kam drekuar në restorantet e Tiranës e Prishtinës. Kam udhëtuar dhe me avion privat… (E PLOTË)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:37 13-01-2020 Lidhja E PËRFOLUR me miliarderin indian, reagon Agnesa Vuthaj: Nuk e kam fshehur, kam drekuar në restorantet e Tiranës e Prishtinës. Kam udhëtuar dhe me avion privat… (E PLOTË) Modelja Agnesa Vuthaj

Lajmi për lidhjen e dashurisë së modeles shqiptare Agnesa Vuthaj me miliarderin indian Chetan Sandesara, i kërkuar në të gjithë botën për pastrimin e 725 milionë dollarëve dhe mashtrim bankar, “pushtoi” mediat në Kosovë e Shqipëri.

Lajmin e bënte të ditur dhe e konfirmonte media kosovare Magazina.al.

Mirëpo, në një reagim të pak minutave më parë, Agnesa Vuthaj ka hedhur poshtë pretendimet e kësaj medie, ndërsa ka theksuar se ka lidhje me miliarderin Chetan Sandesara, por vetëm në aspektin shoqëror e familjar. Sipas modeles, ajo punon në kompaninë e Sandesarës dhe ka qenë ndërmjetësuese për projekte në Ballkanë, e veçanërisht në Kosovë e Shqipëri.

Ajo sulmon dhe gazetarin që ka spekuluar sipas saj për lidhjen e dashurisë.

“Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.

Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja”, shkruan ndër të tjera Agnesa.

Më tej, Agnesa shkruan se nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen “familjare” me biznesmenin, bashkëshorten e tij dhe familjarët e tjerë. Ajo shkruan se ka drekuar në restorante në Prishtinë e Tiranë, si dhe ka udhëtuar me avionin privat të tyre.

LEXONI MË POSHTË REAGIMIN E PLOTË TË AGNESA VUTHAJ:

Screenshot_1.jpg
Screenshot_2.jpg
Screenshot_3.jpg
Screenshot_4.jpg
Screenshot_5.jpg
Screenshot_6.jpg
Screenshot_7.jpg

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

* Vazhdimin e reagimit tim mund ta lexoni ne foto 2, 3, 4.... Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte. Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time. Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres. Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33. Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja. Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat - qytet, ndasitë fetare a racore. Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur. Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor. ...vazhdon ne foto

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076019763946533
array(1) { ["section"]=> string(176) "lidhja-e-perfolur-me-miliarderin-indian-reagon-agnesa-vuthaj-nuk-e-kam-fshehur-kam-drekuar-ne-restorantet-e-tiranes-e-prishtines-kam-udhetuar-dhe-me-avion-privat-e-plote-191972" }