Lidhja e Tahirit me Habiljat, PD depoziton një "provë të re" te Krimet e Rënda

Publikuar tek: politike, më 12:18 15-01-2018 Lidhja e Tahirit me Habiljat, PD depoziton një

Partia Demokratike, përmes deputetit Enkelejd Alibeaj ka depozituar ditën e sotme një dokument të ri, që sipas tij provon se ish-ministri Saimir Tahiri ka patur lidhje bashkëpunimi me njërin nga anëtarët e grupit kriminal “Habilaj”.

Sipas Alibeaj, ky dokument fakton se Tahiri kishte lidhje me Artan Habilajn dhe e shfrytëzonin makinën e ish-ministrit Audi të dy së bashku edhe përtej periudhës që ka deklaruar vetë Tahiri në media.   

“Kam depozituar një dokument që fakton bashkëpunimin mes Tahirit dhe një nga anëtarët e bandës, Artan Habilaj. Ky dokument i sigurimit të makinës së njohur Audi AA003 GB në përmbajtje ka dy emra si përdorues, Tahirin dhe Artan Habilaj, tregon faktin e bashkëpërdornin këtë makinë si imunitet për trafikun e drogës brenda dhe jashtë vendit.

Polica e sigurimit mban datën 2 prill 2015 kohëzgjatje deri në 1 prill 2016, periudhë përtej datës që është pretenduar, pra deri më 2014, kohë e cila Dritan Zagani bëri denoncimet e tij, me këtë aleancë mes ish -ministrit dhe Habilajve, Inkurajor prokurorinë e krimeve të rendë që ta hetojë këtë dokument me përparësi”, tha Alibeaj.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010432958602905
array(1) { ["section"]=> string(82) "lidhja-e-tahirit-me-habiljat-pd-depoziton-nje-prove-te-re-te-krimet-e-renda-106599" }