Lidhjet dhe ndarjet "misterioze" më të bujshme të VIP-ave shqiptarë gjatë 2016-s

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:45 05-12-2016 Lidhjet dhe ndarjet

Jeta private e yjeve të showbiz është gjithmonë në fokus të adhuruesve dhe mediave. Përgjatë këtij viti kanë qenë të shumta historitë që kanë pushtuar kopertinat dhe vëmendjen e të gjithëve, romanca të reja, ndarje, rikthime dhe histori të përfolura, por të pakonfirmuara nga protagonistët. Revista Class sjell një përmbledhje të lidhjeve e ndarjeve më të bujshme dhe historive më të përfolura të showbiz. 

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha

cili.jpg

Në një rrëfim të sinqertë dhe të ndjerë, Çiljeta Xhilaga ka pranuar ndarjen nga partneri i saj Chris, me të cilin ka edhe një fëmijë, djalin e tyre Fernando. Këngëtarja ka treguar në Prill të këtij viti se lidhja e tyre nuk mund të funksiononte për shkak të distancës. Megjithatë, ajo kishte thënë se ruanin raporte të mira për shkak të djalit. Në nëntor, pasi kishin disa muaj që përfliteshin, Çili, siç e thërrasin miqtë pranoi më në fund se kishte nisur një romancë të re me futbollistin Alban Hoxha. Çiljeta ka pranuar se është e dashuruar me portierin e Partizant dhe më shumë se çdo gjë dashuron sytë e tij. Ky i fundit, ndonëse diskret, deklaroi në media se ishin njohur me këngëtaren prej fëmijëve.

Era Istrefi dhe Faton Shoshi

era.jpg

Që në fillim të karrierës së saj, Era Istrefi ka refuzuar të flas për jetën e saj private. Megjithatë, insistimit të gazetarëve këngëtarja i është përgjigjur: Jam single. Por, gjërat ndryshuan në maj të këtij viti, kur u zbulua se këngëtarja që po korrte sukses edhe në botë ishte në një romancë me menaxherin e saj Faton Shoshi. Pak javë më pas, Era e pranoi publikisht lidhjen. Gjatë intervistës në radion franceze “Cauet sur NRJ”, ku edhe ka performuar “live”, pyetjes së gazetarit nëse ishte e dashuruar Era iu përgjigj shkurt, “Po, jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur”.

Fjolla Morina dhe biznesmeni

fj.jpg

Pavarësisht përpjekjeve për t’u “fshehur”, Fjolla Morina nuk ka arritur ta mbajë larg vëmendjes së medias dhe fansave jetën e saj romantike. Këngëtarja e njohur është diskutuar gjatë për ndarjen nga ish-partneri i saj dhe babai i vajzës së dytë Alayah, biznesmeni Flamur Azemi, për të cilin në janar të këtij viti tregoi historia nuk ishte mbyllur në mënyrën më civile të mundshme. Megjithatë, Fjolla e la të shkuarën pas kur nisi një lidhje të re, sërish me një biznesmen nga Kosova, por që të cilin nuk e bëri kurrë publik. Megjithatë, ajo e ka pranuar romancën duke thënë se, “Jam shumë njeri me fat që jam takuar me një njeri shumë të mirë, edhe Alayah është shumë me fat”. Kohëve të fundit, këngëtarja përflitet se është ndarë edhe nga i dashuri i fundit.

Soni Malaj dhe Klevi

so.jpg

Martesa e saj me Mirkon, me të cilin ka edhe vajzën Anna është diskutuar gjatë në media. Soni Malaj dhe Mirko konsideroheshin si çifti i përkryer, derisa këngëtarja kërkoi divorcin. Lajmi i surprizoi të gjithë, por pak muaj më pas Soni Malaj gjeti ngushëllimin në krahët e një mashkulli tjetër, me të cilin nuk e lidh muzika por pasioni për palestrën. Soni dhe Klevi shpallën fejesën publikisht, ndërsa u shfaqën së bashku edhe në inagurimin e biznesit të tyre të përbashkët.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu

ang.jpg

Angela Martini është një nga vajzat më të përfolura të shoëbiz. Modelja e njohur shqiptare është diskutuar shpesh për lidhjet e saj të shkurtra me personazhe të famshëm, shqiptar dhe të huaj, por edhe për dëshirën e saj për vëmendje. Sidoqoftë, kohëve të fundit Angela duket se ka gjetur dashurinë. Pushime luksoze, udhëtime, pasion e ndjenjë duket se modelja me origjinë nga Shkodra ndan me biznesmenin Dragos Savulescu. Modelja dhe milioneri rumun kanë bërë edhe një tatuazh të përbashkët për të treguar dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Tuna dhe Patris Berisha

tu.jpg

Ky vit ka qenë tejet intensiv për Tunën. Përveç këngëve të lançuara dhe koncerteve, Tuna ka pasur zhvillime të mëdha edhe sa i takon jetës sentimentale. Ndarja dhe rikthimi me Cozman ka kryesuar për shumë kohë vëmendjen mediatike, derisa çifti “Fenix” i dha fund përfundimisht. Por, Tuna duket se nuk qëndroi për shumë kohë vetëm. Lidhja me instrumentistin Patris Berisha (vëllai i Robert Berishës) doli në dritë kur mediat ia shtruan pyetjen Robertit. Megjithatë, pas deklaratave të tij, çifti pranoi lidhjen publikisht në rrjetet sociale, ku kanë publikuar edhe foto të përbashkëta. Të dielën (4 dhjetor), Tuna zbuloi se është në pritje të një fëmije.

Françeska Jaçe dhe Miri Kasmi

fra.jpg


Prej më shumë se një viti, Françeska Jaçe ka pranuar lidhjen biznesmenin Mir Kasmi, i cili thuhet se i ka ofruar edhe jetën luksoze, veshjet e shtrenjta dhe udhëtimet. Megjithatë, ish-banorja e Big Brother është komentuar shumë për këtë raport, që sipas mediave duket se është tejet konfliktual. Në qershor të këtij viti, miq të Françeskës janë cituar në media, teksa kanë folur për shkaqet e ndarjes, që sipas tyre ishte xhelozia. Por, pikërisht në momentin kur mendohej se çdo gjë ka marrë fund, Françi i befasoi të gjithë duke publikuar një foto me të dashurin, me të cilin sipas gjasave është rikthyer.

Zajmina Vasjari dhe biznesmeni

za.jpg

Pas 13 vjetësh dashuri, Zajmina Vasjari i ka dhënë fund lidhjes. Lajmi është publikuar në tetor, kur këngëtarja sapo kishte lançuar dyqanin e saj të veshjeve. Ndonëse nuk ka dalë me një deklaratë që flet për çështjen, Zajmina ka reaguar për ndarjen nëpërmjet rrjeteve sociale. “Nuk pendohem” shkruan ajo në një status, i cili është shoqëruar nga të tjerë të këtij lloji. Zajmina me të dashurin ishin lidhur që kur ish-Missi ishte 17-vjeç. Por tani që Zajmina po afron në të 30-at, lidhja e tyre duket se nuk është më funksionale. Media dhe publiku, asnjëherë nuk e mori vesh se kush ishte biznesmeni që e shoqëroi në udhëtimin e saj 13-vjeçar.

Kristela Gjoka dhe Noga

kri.jpg

Dasma luksoze e Kristela Gjokës dhe Nogës magjepsi gjithë shqiptarët. Por “përralla” e prezantueses së Top Channel mbaroi shumë shpejt. Vetëm pak ditë pas martesës u zbulua lajmi i shtatzënisë së saj, e pak ditë më pas edhe lajmi i ndarjes nga reperi nga Kosova. Por, ndryshe nga shumë emra të shoëbiz që motivet e ndarjes i mbajnë private, Noga nuk ka nguruar të shkarkojë të gjithë mllefin kundër ish-bashkëshortes publikisht. “Ajo abortoi në muajin e gjashtë të shtatzënisë, është vrasëse”, ishin akuzat e Nogës ndaj Kristelës, i cili deklaroi gjithashtu se do të hakmerrej për vajzën e tyre që nuk erdhi në jetë.

Majk dhe Majlinda Zeka

mah.jpg

Ashtu si Noga, edhe Majk nuk i ka kursyer deklaratat “hakmarrëse” dhe fyese ndaj ish të dashurës së tij në rrjetet sociale. Reperi, i cili konfirmoi lidhjen me modelen Majlinda Zeka gjatë këtij viti, u nda në tetor. Por edhe në këtë rast, në qendër të thashethemeve ishte shtatzënia e partneres. Pas shumë thashethemeve, Majlinda konfirmoi shtatzëninë, ndërsa Majk deklaroi publikisht se nuk dinte asgjë për këtë çështje. Ende nuk dihet nëse Majk është babai i fëmijës së modeles, apo kjo e fundit ka nisur një romancë tjetër.

Ledri Vula dhe Adela Sollaku

led.jpg

Ledri Vula është një nga reperët më të adhuruar nga femrat, por lidhja e tij me Adela Sollakun u preu shpresat të gjithave. Ledri dukej se e kishte marrë shumë seriozisht marrëdhënien me juristen e Kuvendit të Shqipërisë, të cilën e kishte prezantuar edhe në familje. Por, disa javë më parë ai deklaroi publikisht se ishin ndarë. “E kam dashur shumë”, ka thënë Ledri, ndërsa i shuante shpresat për një rikthim mes tyre. Sidoqoftë, kohëve të fundit dy personazhet janë parë sërish bashkë, ndërsa thuhet se i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit.

Në listën e historive romantike shumë të komentuara, por të mbetura të fshehta janë edhe ato mes Rovena Dilo dhe balerinit Eltion Merja, Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt, Samanta Karavellas dhe Gent Fetalit dhe Ronela Hajatit me Young Zerkën. Ndonëse thashethemet për ta vazhdojnë të jenë të “nxehta”, këto raporte asnjëherë nuk janë konfirmuar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013840913772583
array(1) { ["section"]=> string(84) "lidhjet-dhe-ndarjet-misterioze-me-te-bujshme-te-vip-ave-shqiptare-gjate-2016-s-61672" }