Lifeguardia Albania: Do të ulet numri i mbytjeve në bregedtin shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 29-04-2015 Lifeguardia Albania: Do të ulet numri i mbytjeve në bregedtin shqiptar

Krahas cilësisë së një turizmi të zhvilluar në vendin tonë është edhe ofrimi i shërbimit të mbrojtjes së jetës së pushuesve të huaj dhe vendas.

“Lifeguardia Albania” është një subjekt juridik i cili ofron shërbimin e Rojeve Detare për mbrojtjen e pushuesve nga rreziqet dhe fatkeqësitë që ndodhin në bregdet dhe det. “Lifeguardia Albania” ka nisur aktivitetin që në vitin 2006 në bashkëpunim me Bashkitë dhe Komunat, të cilat ishin përgjegjëse për ruajtjen e bregdetit. Deri më tani Rojet Detare kanë ushtruar aktivitetin e tyre në vende si Durrësi, Saranda, Lukova dhe Ksamili. “Lifeguard Albania” thotë se nuk ka pasur mbytje në vendet ku ata kanë ushtruar aktivitetin e tyre.

Përveç detyrës së tyre si Roje Detare ky projekt do të ofrojë vende të reja pune. Pritet që krahas shërbimit në terren ky aktivitet të japë infromacione në formë leksionesh të hapura apo edhe në trajnime të ndryshme që ofrohen nga ekspertët e tyre.

Për ushtrimin e efikas të detyrës së tyre ky aktivitet ka kryer një studim 6-vjeçar për studimin e rrymave detare, erërave, plazheve problematike, peshqve të egër në një distancë 100 metër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Automjetet në BE do të pajisen me thirrje automatike për policinë në momentin e aksidentit
Projekti i Ambasadës së SHBA: Vaji i ullirit shqiptar të pajiset me çertifikatë botërore »
Article Logic
Execution time: 0.010323047637939
array(1) { ["section"]=> string(74) "lifeguardia-albania-do-te-ulet-numri-i-mbytjeve-ne-bregedtin-shqiptar-9978" }