Liga Profesioniste zbulon vendimet pas takimit të sotëm: Bojkoti vazhdon, shpresojmë që Qeveria të plotësojë kërkesat tona

Publikuar tek: sport, më 21:22 19-10-2020 Liga Profesioniste zbulon vendimet pas takimit të sotëm: Bojkoti vazhdon, shpresojmë që Qeveria të plotësojë kërkesat tona Mbledhja e Liges Profesioniste

Liga Profesioniste zhvilloi ditën e sotme një tjetër takim me presidentët e klubeve të Superligës. Të gjithë së bashku me vendim unanim vendosën që kampionati të mos rinisi ende duke parë që Qeveria nuk ka plotësuar ende kërkesat e tyre.

Pas takimi presidenti i Ligës Edivin Libohova foli për mediat duke bërë të ditur vendimin që Liga dhe presidentët kishin marrë, ndërsa theksoi gjithashtu që RTSH-së t’I hiqet e drejta e highlights’-et në sezonin që do të vijë pasi në emisionet e tyre kanë mbajtur qëndrim jo koherent dhe jo mbështetës për futbollin shqiptar. Në faqen zyrtare, Liga ka publikuar edhe vendimet e ditës së sotme, ndërsa pritet që situata të ndryshojë në takimin e nesërme që Qeveria do të ketë me Ligën pasi në të kundërtët bojkoti do të vazhdojë.

Postimi i Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit ka zhvilluar sot një mbledhje me anëtarët e saj për të diskutuar në lidhje me ecurinë e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë për kërkesat e klubeve të futbollit. Përveç drejtuesve të 10 klubeve i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Gjatë mbledhjes të gjithë anëtarët e Ligës u dakordësuan për të vazhduar me vendosmëri bojkotin e kampionatit deri në plotësimin e katër kërkesave dhe për të zgjidhur një herë e mirë të gjithë problematikat që shqetësojnë komunitetin e sportit përmes disa ndryshimeve ligjore të kërkuara.

Në përfundim të mbledhjes Kryetari i LPF-së, Edvin Libohova, dha një prononcim për mediat, ku bëri me dije edhe vendimet e marra në mënyrë unanime nga drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore.

“Liga Profesioniste e Futbollit unanimisht vendosi që bojkoti i kampionatit të vazhdojë deri në momentin që qeveria të plotësojë kërkesat e klubeve. Kjo ishte pika e parë.

Pika e dytë ishte se duke parë mënyrën se si është trajtuar emisioni sportiv në RTSH, duke parë një qëndrim jo koherent dhe jo mbështetës për futbollin, Liga vendosi që të mos përsërisë me ta kontratën e bashkëpunimit për ‘highlights’-et në sezonin që do të vijë me RTSH-në. Këto ishin dy vendimet e marra sot.

Sigurisht nëse do të ketë tym të bardhë në takimin e nesërm, qëndrimi do të ndryshojë. Ne jemi në dinamikë, mirëpresim që të zgjidhen problematikat dhe kërkesat tona. Në momentin që ato zgjidhen Liga është e gatshme të nisë futbollin dhe rifillojë garën.

Bisedimet kanë nisur, nuk ka pasur vendimmarrje. Kemi një takim tjetër nesër, shpresoj që përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Parlamentit të vijnë me një propozim që të jetë i pëlqyeshëm nga Liga, pra në plotësim të kërkesave tona. Në të kundërt do të vazhdojmë me këtë situatë”, – deklaroi Kryetari i Ligës, Edvin Libohova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon mbledhja, LIGA me vendim të rëndësishëm për futbollin: E bëjmë sepse ka qëndrim jombështetës
»
Article Logic
Execution time: 0.011128187179565
array(1) { ["section"]=> string(127) "liga-profesioniste-zbulon-vendimet-pas-takimit-te-sotem-bojkoti-vazhdon-shpresojme-qe-qeveria-te-plotesoje-kerkesat-tona-224364" }