‘Ligjet e miratuara në Këshillin Politik u mbajtën 2 muaj në sirtar’, Bylykbashi akuza mazhorancës: Nuk u intereson goditja e krimit zgjedhor, në 25 prill Rama ka takim me fundin e tij politik

Publikuar tek: politike, më 16:01 25-09-2020 ‘Ligjet e miratuara në Këshillin Politik u mbajtën 2 muaj në sirtar’, Bylykbashi akuza mazhorancës: Nuk u intereson goditja e krimit zgjedhor, në 25 prill Rama ka takim me fundin e tij politik Oerd Bylykbashi

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka akuzuar mazhorancën se ka mbajtur për 2 muaj në sirtaret e Kuvendit 7 ligjet e m iratuara nga Këshilli Politik në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

Ai thotë se Gjiknuri kishte deklaruar në 27 korrik se ato ligje ishin depozituar në Kuvend, por kjo ishte e gjitha një mashtrim pasi vetëm ditën e sotme ato 7 ligje u përfshinë në programin e punës së Kuvendit.

Bylykbashi thotë se kryeministrit Rama nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor por vetëm i intereson të ndryshojë rregullat konsensuale të lojës, ndërsa shprehet se 25 prilli do të jetë fundi politik i Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Me ne fund paketa e dyte e amendamenteve pas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet qe u miratuan nga Keshilli Politik me konsensus ne korrik, gjeti driten e diellit ne Kuvend edhe pse perfaqesuesi socialist ne Keshillin Politik kishte deklaruar qe me 27 korrik se ato ishin depozituar ne Kuvend ne perputhje me Marreveshjen e 5 qershorit. Pergjate dy muajve asnje prej ketyre ligjeve nuk u perfshi ne programin e punes se Kuvendit, duke shkelur Marreveshjen e 14 janarit dhe ate te 5 qershorit.

Ligjet u miratuan ne korrik ne Keshillin Politik si pjese e Marreveshjes se 5 qershorit, por per dy muaj u mbajten te fshehur ne sirtaret e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik diten e marte 22 shtator dhe presioni nderkombetar qe perfaqesuesit e PS t'i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t'i regjistronin sot ne Kuvend.

Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencen per te hetuar shitblerjen e votes. Nje ligj i shtrengon rripat prokurorise se zakonshme per te goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t'i toleroje ato siç ka bere deri me sot. Nje ligj qarteson rolin e policise ne zgjedhje qe Kryeministri te mos i jape me urdher policeve qe te bejne fushate per PS. Ligjet e tjera godasin fenomene te tjera qe cenojne zgjedhjet. Te gjitha te miratuara mbi bazen e propozimeve te Opozites se Bashkuar ne Keshillin Politik. Por sot, sharlatanet e mazhorances na i paraqiten sikur jane iniciativat e tyre. Ata kane vetem nje detyre tani mbi bazen e Marreveshjes se 14 janarit: t'i miratojne keto ligje pa asnje ndryshim, siç jane miratuar nga Keshilli.

Ato ligje sot duhej te ishin miratuar e te ishin ne fuqi, por Edi Rames nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson te ndryshoje rregullat konsensuale te lojes, jo te miratoje rregulla qe i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe krimineleve qe ka pas.

Sado qe te perpiqet, me 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik.

120261305_10223737560656474_2875767436862466805_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011672019958496
array(1) { ["section"]=> string(194) "ligjet-e-miratuara-ne-keshillin-politik-u-mbajten-2-muaj-ne-sirtar-bylykbashi-akuza-mazhorances-nuk-u-intereson-goditja-e-krimit-zgjedhor-ne-25-prill-rama-ka-takim-me-fundin-e-tij-politik-221650" }