Ligjet e Trump nuk e lejuan të takojë babain, 13-vjeçarja tenton të vetëvritet me karikuesin e telefonit, mjekët do i heqin aparaturat që e mbajnë në jetë (MESAZHI PREKËS I TË ATIT)

Publikuar tek: bota, më 10:54 21-07-2019 Ligjet e Trump nuk e lejuan të takojë babain, 13-vjeçarja tenton të vetëvritet me karikuesin e telefonit, mjekët do i heqin aparaturat që e mbajnë në jetë (MESAZHI PREKËS I TË ATIT)

Një histori shume prekëse ka ardhur nga ana tjeter e Atlantikut në SHBA. 13-vjeçarja Haidi Gamez nga Hondurasi ka tentuar t'i japë fund jetës se saj pasi humbi të emën dhe nuk takonte dot babain prej 2 vitesh.

Haidi Gamez, jetonte në Honduras dhe ishte vetëm 10 vjeçe kur humbi të ëmën nga diabeti. Në atë kohë, babai i saj, Manuel Gamez vendosi që ta dërgonte ate në Amerike pasi kushtet e jetesës i kishin shume të veshtira. Haidi Gamez fitoi azil në Amerikë në qytetin e New Island dhe priste me padurim që të ribashkohej me babain e saj. Për shkak të ligjit të presidentit Trump, për emigrantët babai i saj tentoi të kalonte 3 herë në Amerikë por u arrestua nga autoritetet amerikane sa herë që e provoi të kalonte kufirin.

Ndërsa vajza e re e trishtuar dhe në vetmi, ku prej 2 vitesh nuk takonte të atin mori një vendim që i kushtoi jetën. Ajo lidhi veten me karikuesin e telefonit dhe ra në koma. Pas shumë perpjekjesh dhe presion nga mediat amerikane babai i saj mori leje të veçantë për të vizituar të bijën në spital. Asaj do i hiqen aparaturat që e mbajnë në jetë ditën e mërkurë pasi financiarisht babai i saj nuk i mbulon dot shpenzimet e spitalit.

Babaj postoi një fotografi që ka prekur të gjithë ata që e kanë parë duke i dhenë lamtumiren e fundit vajzës se tij.

"Eshte shume e veshtirë që të të them lamtumirë princesha ime. Jam i sigurt që nga parajsa do me japësh fuqi dhe dashuri që të vazhdoj të jetoj...," shkruan në postim Manuel Gamez.

Politika e ashpër e Donald Trump duket se ka shkaktuar shumë trishtim dhe vuajtje në shumë familje emigrantësh.

9999999999999.jpg

190717215637-heydi-gamaz-02-super-169.jpg

190717215642-heydi-gamaz-03-super-169.jpg

190717215650-heydi-gamaz-07-super-169.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072190761566162
array(1) { ["section"]=> string(184) "ligjet-e-trump-nuk-e-lejuan-te-takoje-babain-13-vjecarja-tenton-te-vetevritet-me-karikuesin-e-telefonit-mjeket-do-i-heqin-aparaturat-qe-e-mbajne-ne-jete-mesazhi-prekes-i-te-atit-172849" }