Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka ngritur në nivel shqetësimi çeshtjen e zbatueshmërisë së ligjit anti-duhan.
Ai jep alarmin se zbatimi i ligjit është shumë i ulët dhe se niveli i ndërhyrjes po ashtu lë për të dëshiruar.
“Niveli i ndërhyrjes është shumë i ulët, ndaj duhet të arrijmë të kontrollojmë duhanpirjen në vendet publike sepse një cigare redukton 17% të oksigjenit”, tha ministri i ri i Shëndetësisë.