Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka ushtruar një sërë kontrrollesh në funksion të zbatimit të ligjit antiduhan.
ISHSH ka realizuar 15 inspektime dhe ka marrë masa administrative. Në tre prej lokaleve Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka vendosur gjoba prej 900 mijë lekësh. ISHSHP shton se fluksi i punës së tyre me ardhjen e stinës së verës, është rritur.