Ligji i Magjistraturës, Gjonaj PARALAJMËRON opozitën: Të mirëpritur për bashkëpunim por nuk khehemi pas, jemi të vendosur

Publikuar tek: politike, më 13:18 25-07-2018 Ligji i Magjistraturës, Gjonaj PARALAJMËRON opozitën: Të mirëpritur për bashkëpunim por nuk khehemi pas, jemi të vendosur Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ditën e sotme doli në një konferencë për shtyp ku foli për vettingun, dhe ligjin e Magjistraturës.

Gjatë deklaratës, Gjonaj i bëri të qartë opozitës së pranon bashkëpunimin, por paralajmëroi se nuk do të ketë kthim mbrapa dhe ligji do të miratohet.

“Opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë por kurrsesi për asnjë rikthim mbrapa dhe kurrësesi për të ç’bërë atë që u miratua fiks para dy vjetesh. Jemi te vendosur që ta çojmë deri në fund atë nismë për të ardhmen e vendit tonë”-u shpreh ministrja.

Ndër të tjera, Gjonaj foli edhe për ecurinë e vetingut, reformë që sipas saj po u jep shpresë shqiptarëve se në vend mund të ketë drejtësi. Sakaq, akuzoi opozitën se po tenton të pengojë këtë reformë.

“Shantazhet e vazhdueshme, kërcënimet e përditshme, bllokimet e imagjinuara si mundësi për kthim mbrapa nuk kanë mundësi të funksionojnë”- tha Gjonaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011260032653809
array(1) { ["section"]=> string(125) "ligji-i-magjistratures-gjonaj-paralajmeron-opoziten-te-mirepritur-per-bashkepunim-por-nuk-khehemi-pas-jemi-te-vendosur-129076" }