Ligji i ri i energjisë/ Për 150 mijë lekë borxh, shteti të merr peng shtëpinë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 04-02-2015 Ligji i ri i energjisë/ Për 150 mijë lekë borxh, shteti të merr peng shtëpinë

Ai që ka një detyrim prej 150 mijë lekësh ndaj OSHEE-së duhet që të lerë peng shtëpinë. Kjo është një ndër masat më të ashpra që do të ndërmarrë qeveria me ligjin e ri për energjinë elektrike.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka thënë sot përpara deputetëve në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se ligji i ri i propozuar nga qeveria synon t’i japë fund abuzimeve që bëheshin deri më sot me energjinë elektrike.

“Projektligji ka si qëllim krijimin e një kuadri ligjor në këtë sektor, në objektiv, krijimin e një tregu konkurrues, furnizimin e qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike klientëve, mbron konsumatorin si dhe minimizon kostot e shërbimit të furnizimit”, ka deklaruar Gjiknuri.

Sa i përket bizneseve që rezultojnë debitor, ligji parashikon sekuestrimin e pasurisë në rastin kur shuma e papaguar ndaj OSHEE është mbi kufirin e 2 milionë lekëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj në OKB: Kush ndjek arsimin professional është më i suksesshëm
Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Fier, shkon edhe Gramoz Ruçi »
Article Logic
Execution time: 0.012293100357056
array(1) { ["section"]=> string(80) "ligji-i-ri-i-energjise-per-150-mije-leke-borxh-shteti-te-merr-peng-shtepine-2318" }